Site icon PrishtinaPress

Peci: Objektet pronë e Ministrisë së Bujqësisë po përdoren kundërligjshëm

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka publikuar në Facebook pamjet e disa lokaleve afariste në qendër të Prishtinës, që thotë se janë pronë e Ministrisë që ai udhëheq dhe që rasti është denoncuar prej 7 muajsh.

Ai ka thënë se në ato po ushtrohet veprimtari kundërligjshëm dhe përpos që janë deponuar në polici e prokurori, për rastin thotë se është i njoftuar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se do t’i lirojë objektet përmes një aksioni të inspektoriatit, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Postimi i tij i plotë:

Mirëmëngjesi Prishtinë!

Mirëmëmgjesi Kosovë!

Janë bërë më shumë se 7 muaj prej që kemi denoncuar dhe ofruar të gjitha faktet e poseduara se lokale afariste në zemër të Prishtinës, janë pronë e Ministrisë së Bujqësisë.

Veprimtari që ushtrohet kundërligjshëm sepse ska se si të jetë ndryshe kur edhe kundërligjshëm janë ndërtuar e po në atë mënyrë vazhdojnë të funksionojnë.

Oborr i shndërruar në depo!

Vepra penale me bollëk!

Përveç provave të deponuara në polici e prokurori, ndihmë rreth kësaj çeshtjeje kemi kërkuar edhe nga Kryetari i Prishtinës me të cilin jemi dakorduar që ta ndërmarrë një aksion përmes inspektoriatit.

Përkundër dakordimin me gjasë nuk i ka pa edhe 3 kërkesat e drejtuara përmes emaili, që ta lirojë pronën e Ministrisë dhe t’ia kthejë titullarit.

Ata që i kanë lejuar dhe mundësuar këto veprimtari janë emra të përvetshëm e që prokuroria i posedon me fakte.

Që nga viti 2012, janë edhe shumë përgjegjës të tjerë që pavarësisht informatave për keqpërdorime, me vetëdije të plotë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim.

Exit mobile version