-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Peci nga Rahoveci jep lajmin e mirë për bujqit, dyfishohet vlera e subvencioneve për vreshtat

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, të premten ka qëndruar në Rahovec, nga ku ka dhënë lajmin e mirë për rritjen e subvencioneve për bujqit e Kosovës.

Gjatë vizitës në vreshtat e Rahovecit, Peci tha se njëra prej risive të programit të vitit 2024 do të jetë orientimi në masën më të madhe të realizuar ndonjëherë në përkrahjen e pagesave mbi bazën e rendimentit.

“Njëra prej risive të programit të vitit 2024 do të jetë orientimi në masën më të madhe të realizuar ndonjëherë në përkrahjen e pagesave mbi bazën e rendimentit. Rendimenti do te jetë i orientuar edhe në kulturën e grurit që nënkupton për shkak se është një produkt edhe në interesin racional po që paraqet edhe pjesë të sigurisë kombëtare për vendin tonë. Për herë të parë do të orientojmë një pjesë do të vazhdojë përkrahja për sipërfaqe për kulturën e vreshtave, por njëkohësisht do të kemi edhe mbi bazën e rendimentit për vreshtat e Rahovecit dhe Kosovës”, u shpreh Peci.

Ai shpjegoi se kjo nuk do të vlejë për rrushin e tryezës.

“Fermerët do të subvencionohen po ashtu me 0.04 euro cent/kg për çdo kilogram rrush të prodhuar për rrush të verës. Sasia maksimale e rrushit te prodhuar që do të mbështetet me subvencionim prej 0.04 euro/kg deri në 10,000 kg rrush për 1 ha. Do të ketë rritje të përkrahjes (subvencionimit) për sasinë e verës të prodhuar dhe deklaruar zyrtarisht nga 0.04 € litër sa ka qenë, tanë në vlerë prej 0.08 € /litër. Rritje të përkrahjes për sasinë e dorëzuar/ shitur të frutave të mjedrës, nga 0,15€ kg sa ka qenë, tani në prej 0.20 €/kg”, tha tutje Peci./EO

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img