-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Peci në Paris, interesohet për bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, me ftesë të autoriteteve franceze, ka marrë pjesë në edicionin e 60-të të Panairit Ndërkombëtar Bujqësor të Parisit (Salon International de l’Agriculture – SIA) – Porte de Versailles.

Në kuadër të kësaj vizite, bëhet e ditur se ai ka marrë pjesë edhe në diskutimin ministror që në fokus kishte temën “Ndryshimet klimatike dhe kushtet sanitare për blegtorinë”.

“Në diskutimin ministror, i cili është organizuar gjatë kësaj vizite, potencova rolin dhe ndikimin e faktorëve klimatik në sektorin blegtorisë, si dhe përpjekjet dhe idetë bashkëpunuese për të adresuar sfidat brenda këtij sektori”, ka thënë Peci.

Krahas pjesëmarrjes në panair dhe diskutimit ministror, ministri Peci ka vizituar edhe Ekspozitën Ndërkombëtare Bujqësore, e cila shërbeu si një platformë për të eksploruar bashkëpunime të mundshme, për të ndarë praktikat më të mira, si dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e bujqësisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img