0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Peci: Lista “Guxo” e ka kusht për partnerin qeverisës njohjen reciproke në dialog

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se partia GUXO është pro një marrëveshje me Serbinë, që e ka njohjen reciproke në qendër.

Peci tha se partia e tij e ka kusht për partnerin qeverisës njohjen reciproke në dialog.

“Qëndrimi i “GUXO”, edhe i imi personalisht është që ne jemi pro një marrëveshje me Serbinë që e ka njohjen reciproke në qendër… Edhe intervali kohor kur kjo mund të realizohet dhe të jetësohet. Pa njohjen reciproke nuk mundet me ndodh, është njëra nga kushtet…Unë kam marrë pjesë vetë në disa nisma rajonale të procesit të Berlinit në procesin e negociatave, do të thotë procesi politik dhe diplomatik është shumë dinamik, versionet, qëndrimet, orientimet mund të ndryshohen për gjysmë ore nga një draft në një draft tjetër”, tha ai.

Tutje ministri Peci tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të krijohet pa pajtimin e Qeverisë dhe akterëve politik të rëndësishëm në vend.

“Asociacioni nuk mund të krijohet pa përkrahje dhe pa pajtimin e Qeverisë në radhë të parë dhe të gjithë aktorëve të rëndësishëm politik që janë në vend…Çështja është që në fazën në të cilën jemi duke diskutuar dhe në bazë të informacioneve që unë i posedoj do të thotë nuk flitet për gatishmërinë që thjeshtë ne të kemi një asociacion në baza etnike”, shtoi Peci në Tëvë1.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img