Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka vlerësuar se bashkëpunimi midis komunës që ai drejton dhe Qeverisë së Kosovës nuk është në nivel të duhur dhe se asnjë kërkesë e tyre deri më tani nuk është realizuar.
Ai tha se ndihet i kërcënuar nga strukturat paralele, për të cilat tha se janë prezente në veri.
“Në komunën e Zveçanit janë sulmet më të shpeshta që po ndodhin, rreth 6-7 herë kam kërkuar mbrojtje të afërt për mua, asnjëherë nuk është realizuar kjo, kurse dy kryetarët e tyre në veri (që janë nga VV-ja) kanë mbrojtje të afërt. Po, ndihem i kërcënuar, por na është bërë tashmë njëjtë. Unë nuk e kam pasur vetëm për vete, por kam rreth 100 zyrtarë tjerë dhe drejtpërdrejt nga kryeministri kam kërkuar siguri të tillë”.
“Ai më ka premtuar se do të kryhet brenda 4-5 ditësh. Unë nuk kam kërkuar mbrojtje për shkak të sigurisë vetëm për vete, por për të gjithë zyrtarët dhe vetëm gjatë orarit të punës prej orës 8:00 deri 16:00, jo 24 orë, mirëpo s’ka ndodhë”, ka thënë Peci për Kosovapress.
Ai tha se Qeveria po punon në mënyrë selektive, duke favorizuar kryetarët e komunave veriore që vijnë nga radhët e Vetëvendosjes në raport me kryetarët tjerë të subjekteve tjera politike