7.3 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

Peci kapet me Mustafën, e quan shërbëtor të bandave politike: E shpëtuam vendin nga soji yt

Ministri i Bujqësisë nga Lista “Guxo”, Faton Peci i ka reaguar ish-kryeministrit Isa Mustafa, pas paraqitjes së ish-ktryetarit të LDK-së mbrëmë në Pressing.

Peci tha se ndihen krenarë që Mustafën e kanë “arkivuar politikisht”, ndërsa ish-shefin e tij në LDK e konsideroi shërbëtor të bandave politike.

“Isa Mustafën as pensionimi politik nuk po e lë të qetë. Rri i qetë dhe mos pështyj e ofendo në mediume, sepse vetëm sa na e rritë krenarinë që ty dhe shokëve të tu, ju kemi arkivuar politikisht, e kemi shpëtuar vendin nga soji i shërbëtorëve të bandave politike”, ka shkruar ai.

Sipas ministrit, Mustafa nuk mund të mbajë leksione për politikbërje.

“Kohën për mendime politike e ke harxhuar tashmë, me një fund të palavdishëm. Nuk je model që mund të mbash leksione për politikbërjen e as për vizionin e këtij vendi. E kuptoj ndërgjegjen e vrarë për dëmin që i keni shkaktuar vendit me aleatët tuaj tradicional, porse nuk e kuptoj turrin tënd që të mbash moral politik. Disa i mbanë mend historia për veprat, disa për turpin. Të parat ta kanë destinuar vendin e dytë!”, ka shkruar Peci.

Mustafa mbrëmë ka qenë në Pressing të T7, ku ka dhënë një intervistë. Aty ka folur për rrethanat aktuale politike, por edhe për të kaluarën.

Për ta ndjekur intervistën e plotë të Isa Mustafës në Pressing, klikoni KËTU.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img