0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra

Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 100 mijë euro që ministria e Bujqësisë, e drejtuar nga Faton Peci, i ka dhënë Sylejman Islamit, dajës së deputetes Fitore Pacollit, pasi një i tillë iu dha edhe vëllait të kësaj të fundit, ky dikaster ka pezulluar të njëjtin. 

Në dokumentin e siguruar nga Nacionale shihet se është marrë vendimi për pezullim të përkohshëm, i cili është nënshkruar të premten më 22 nëntor.

Në arsyetimin për vendimin e marrë, thuhet se kjo vjen pas raportimeve të mediave në lidhje me parregullsi në dhënien e këtij granti.

null

“Pas aplikimit dhe procedimit administrative të aplikacionit së bashku me dokumentet përcjellëse të dorëzuar nga ana juaj për përkrahje sipas Programit për Zhvillim Rural, AZHB gjatë vlerësimit dhe procedimit të lëndës është njoftuar nga mediat lidhur me pretendimet e tyre për parregullsi, si rezultat i këtyre pretendimeve ka ndërmarrë hapa ligjor për verifikimin e këtyre pretendimeve, të cilat në procedurën administrative është një çështje juridike e pavarur, zgjidhja e së cilës është nën juridiksionin e organeve të tjera dhe është parakusht për zgjidhjen e çështjes kryesore e inciiuar në procedurë administrative.” – thuhet në vendim.

Se granti prej 100 mijë euro për arra e lajthi është anuluar, e ka konfirmuar vetë Sylejman Islami.

Po e kom marrë dje (vendimin), shumë mirë, veç poshtërsi të madhe ke bë sa nuk ka më, se me kërkon unë nuk e kam bërë llaf këtë punë, as s’i kam thënë kujt ndreqma me marrë grant une, nuk o mirë me shpif sene palidhje.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, Nacionale ka mësuar se granti i është pezulluar edhe Blerim Pacollit,vëllait të Fitore Pacollit, por një gjë të tillë nuk kemi arritur ta konfirmojmë ende.

Të premten ministri Peci njoftoi se ka dorëzuar kallëzimin penal, ku mes tjerash, hidhte akuza të rënda ndaj LDK-së, veç pse zyrtarë të kësaj partie njoftuan për grantet e dhëna.

“Sipas ekipit të ekspertëve tanë këta dhe LDK-ja konsumuan këto vepra penale si mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shantazh!

Të lartëpërmendurit, deshën të konstruktojnë fabrikime duke tentuar t’i shtyejnë fermerët të deklarojnë se përkrahja e marrë në mënyrë meritore, nuk ishte e tillë, por e përfituar me anë të ryshfetit!” – ka thënë ai, derisa ka publikuar dokumentin.

LDK në një komunikatë për media, ka dhënë mbështetje të plotë për anëtarët e saj, pas kallëzimit penal, duke thënë se paratë do të kthehen.

“Mbështetje e plotë për Parisin dhe Egzonin që, si qytetarë të përgjegjshëm e si veprimtarë politikë të rinj dhe shembullorë, shpalosën skandalin e madh korruptiv të subvencioneve, ku grantet prej 100 mijë eurosh u ndanë për vëllezër, dajë e këshilltarë të pushtetarëve, me ndikim politik dhe shkelje ligjore flagrante.

Kallëzimi i tyre penal ngjalli frustrim. Prandaj ata targetohen sot nga një pushtet i korruptuar dhe kriminal që po ikën.” – thuhet në komunikatën e LDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img