1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Peci flet për objektin në Ulpianë: Sistemi i drejtësisë po ia bllokon shtetit kthimin e pronës publike

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se sistemi i drejtësisë po ia bllokon shtetit kthimin e pronës publike, referuar kështu objektit në Ulpianë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas tij, nesër bëhet një vit nga bllokimi i ekzekutimit të vendimit të Ministrit të Bujqësisë për rikthimin e pronës në Ulpianë.

Shtrohet pyetja logjike: kujt po i shërbejnë institucionet e drejtësisë…?, ka shkruar Peci në Facebook.

“Bëhet fjalë për objektin në Ulpianë, pronar (titullar) i së cilit është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në këtë objekt ka patur përveç se uzurpime edhe tejkalime të tipit të objekteve të banimit e lokaleve afariste, të cilat kanë paguar dhe vazhdojnë t’ua paguajnë mijëra euro qira palëve të treta e jo titullarit.

Nuk ka ligj që nuk është shkelur në këtë rast”, ka shkruar ai mes tjerash.

Reagimi i plotë:

🙅‍♂️Sistemi i drejtësisë, ia bllokon shtetit kthimin e pronës publike!
🗓Nesër mbushen 365 ditë nga bllokimi I ekzekutimit të vendimit të Ministrit të Bujqësisë për rikthimin e pronës në Ulpianë. Gjykata u tregua “efikase” dhe shume azhure duke marrë vendim për masë të përkohshme brenda 24 orëve, ndërsa pas 365 ditësh akoma nuk ka epilog për vendimin e ligjshëm të Ministrit.
🤔Shtrohet pyetja logjike: kujt po i shërbejnë institucionet e drejtësisë…?
🤦11 tetori i vitit 2022, ka qenë dita kur së pari, publikisht, kam alarmuar organet e drejtësisë për abuzimin e ndodhur në zemër të Prishtinës, para syve të institucioneve lokale e qëndrore, përmes uzurpimeve dhe tjetërsimit të pronës shtetërore.
🤷‍♂️Bëhet fjalë për objektin në Ulpianë, pronar (titullar) i së cilit është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Në këtë objekt ka patur përveç se uzurpime edhe tejkalime të tipit të objekteve të banimit e lokaleve afariste, të cilat kanë paguar dhe vazhdojnë t’ua paguajnë mijëra euro qira palëve të treta e jo titullarit.
🙉Nuk ka ligj që nuk është shkelur në këtë rast!
🙈E theksoj se shtimi/ndërtimi dhe zgjërimi i këtij objekti është realizuar pa përfshirë elementet bazike sic janë:
🙊E drejta pronësore dhe juridike;
😵‍💫Pajisja me leje ndërtimi, (pa aplikim të titullarit);
🤷‍♂️Renovimi apo anekse të ndërtimit pa aprovimin e titullarit të pronës;
🤷‍♀️Është mundësuar ndërtimi i vrazhdë; sic është ndërtimi i anekseve pa aprovimin dhe posedimin e çertifikatës së pronësisë;
🤦‍♀️Si dhe pa kopjen e planit të projektit që duhet dorëzuar në drejtoritë e urbanizmit nga titullari i pronës!
✍️Me datë 21.08.2023, kam nënshkruar vendimin për lirim të pronës publike të uzurpuar, ndaj të cilit vendim Gjykata në kohë rekord ka vendosur masë të përkohshme me datë 22.08.2023!
⏰️Nesër mbushen 365 ditë nga mos-veprimi i institucioneve të drejtësisë karshi kësaj cështjeje të mbetur pezull, ndërsa angazhimi i përditshëm dhe shfrytëzimi i uzurpuesve të kësaj prone, vazhdon…
😉Megjithate, herët apo vonë sistemi i drejtësisë e meritokracia do të triumfojnë sikurse ka triumfuar këtë mandat Ministria e Bujqësisë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img