Site icon PrishtinaPress

Peci e Gërvalla ‘pazare’ me staf, i shkëmbejnë për pozita më të larta nëpër ministritë e tyre

Donika Gërvalla dhe Faton Peci kanë nisur të bëjnë ‘pazare’ mes stafit nëpër ministritë që ata drejtojnë. Asistenti i Gërvallës bëhet zyrtar i lartë në ministrinë e Pecit, teksa këshilltari i Pecit bëhet Drejtor i Departamentit për Evropë dhe Rajon në ministrinë e Gërvallësshkruan Periskopi.

Haki Huruglica, fillimisht ka qenë asistent administrativ në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Megjithatë, në muajin korrik të këtij viti ai do të avancohej me një pozitë tjetër më të lartë në Ministrinë e Bujqësisë, tek Faton Peci.

Në dokumentin e siguruar nga Periskopi, shihet se më datë 15 korrik 2024, Haku Huruglica është përzgjedhur me më së shumti pikë për pozitën, Zyrtar i Lartë për Koordinim të Politikave, në Departamentin e Integrimit Evropian dhe Kordinim të Politikave.

Këtë avancim në këtë pozitë, Huruglica nuk e ka ‘fshehur’ njëjtë, siç e kishte fshehur ushqimin në një foto që kishte postuar në Instagram në një takim së bashku me ministrat Peci e Gërvalla.

Tre muaj më vonë, edhe këshilltarit të Pecit, Mentor Tahirit i ndërroi puna.

Ai në profilin e tij në Facebook, bëri të ditur se është emëruar Drejtor i Departamentit për Evropë dhe Rajon në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

‘’Jam i lumtur të ndajë lajmin se së fundmi jam përzgjedhur Drejtor i Depertamentit për Evropë, BE dhe Rajon në Ministrinë e Punëve të Jashtme – Republika e Kosovës’’ ka shkruar Tahir në Twitter.

Exit mobile version