Site icon PrishtinaPress

Peach: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach ka thënë se lufta në Ukrainë është duke riformuar kornizën gjeopolitike.

“Çdo kush që mendon se konkurrenca strategjike është konkurrencë për akademikët nuk është. Na nevojiten për tu përballur me këtë konkurrencë gjeostrategjike. Proceset demokratike që i përmendi kryeministri Kurti kanë rëndësi, siç janë lufta kundër korrupsionit, përparimi ekonomik etj”, tha Peach.

Ai shtoi se duhet të jemi shumë të kujdesshëm të mos lejojmë problemet politike që të bëhen çështje superiore, duke theksuar se mbështesim procesin e atlantikut për këtë regjion e po ashtu edhe procesin e Berlinit.

“Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Peach, duke theksuar se mbështesin çdo gjë që e përmban unitetin./Prishtinapress/

Exit mobile version