1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

PE nis procedurat për heqjen e imunitetit të dy eurodeputetëve

Komiteti i Çështjeve Ligjore të Parlamentit Evropian votoi unanimisht për heqjen e imunitetit të Andrea Cozzolinos dhe Marc Tarabella, dy ligjvënësve evropianë të përfshirë në skandalin e korrupsionit në Katargate, duke i hapur rrugën një votimi përfundimtar nga të gjithë eurodeputetët të enjten.

Ligjvënësi spanjoll Adrián Vázquez Lázara shkroi në Twitter se komisioni kishte votuar për fatin e të dy eurodeputetëve me 23 vota pro dhe asnjë kundër në secilin rast. Parlamenti duhet të revokojë privilegjin ligjor që gëzojnë eurodeputetët në mënyrë që Belgjika të hetojë dhe të akuzojë potencialisht ligjvënësit.

Manon Aubry, bashkëdrejtuesi i grupit të Majtë në Parlament dhe eurodeputeti kryesor për të dy dosjet, u tha gazetarëve se votimi i komisionit nuk ishte një befasi dhe se i gjithë Parlamenti do të mbajë një votim përfundimtar të enjten për heqjen e imunitetit të dy ligjvënësve.

Cozzolino dhe Tarabella përballen me një hetim zyrtar nga autoritetet belge sapo votimi të ndodhë të enjten. Prokurorët federalë belgë kërkuan heqjen e imunitetit ligjor të dy eurodeputetëve më 2 janar, duke bërë që presidentja e parlamentit Roberta Metsola të zotohej se do të lëvizte me shpejtësi për këtë çështje.

Kërkesa për heqjen e imunitetit erdhi pas akuzave për ryshfet dhe pastrim parash. 4 të akuzuarit, ish-deputeti italian Pier Antonio Panzeri, eurodeputetja greke, Eva Kaili, ndihmësi dhe bashkëshorti i saj Francesco Giorgi dhe kreu i një OJQ-je në Bruksel, Niccolò Figà-Talamanca po mbahen në paraburgim deri në përfundim të hetimeve. /abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img