Site icon PrishtinaPress

PDK: Zyrtarët si Izmaku duhet të lëshojnë rrugë për kuadro të reja premtuese

Ish deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku ka njoftuar sot se është larguar nga ky subjekt.

Ajo ka përmendur një serë arsyesh pse ka marrë një veprim të tillë.

Në PDK thonë se ajo është larguar sepse nuk ka mbështetje në asnjë nivel të organizimit.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi ka thënë për “Indeksonline”, se ish deputetja ka tentuar që në degën e Vushtrrisë t’i imponoj qëndrimet e saj, por s’ka pasur përkrahje.

“Po ashtu, ka kërkuar shumë që të bëhet pjesë e kryesisë qendrore, por nuk ka pasur mbështetje as këtu. Reforma nënkupton që zyrtarët si znj. Izmaku që kanë përfituar pozita e privilegje për mbi 20 vite, duhet të lëshojnë rrugë edhe për kuadrot e reja premtuese. Angazhimi politik që shihet vetëm përmes prizmit të pozicionimeve personale të momentit nuk është parimor, sepse interesi personal nuk duhet të mbisundojë interesin e përgjithshëm”, ka thënë Gjoshi.

Ndryshe, sot nga PDK është larguar edhe Kryetarja e Forumit të Gruas së PDK-së dega në Vushtrri, Gjylsime Feka-Ferati.

Mësohet se ajo do të jetë kandidatë për asamble nga radhët e Vetëvendosjes.

Exit mobile version