1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

PDK thirrje Kurtit për kalim të Trusit dhe përfshirje të veteranëve në pagën minimale

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka bërë  thirrje pozitës që të heqë nga rendi i ditës pikën për përcaktimin e pagës minimale në seancën e nesërme, derisa për seancën e rregullt të së enjtes ku në rend të dite do të jetë çështja e tërheqjes së mjeteve nga Trusti, Tahiri bëri thirrje që të përkrahet kjo iniciativë.   

“Ne si grupe opozitare kemi kërkuar që përmes një mocioni procedural një pikë e rendit të ditës që i diskriminon rëndë veteranët dhe pat një tentim që të kalohet ligji për pagën minimale, ta tërheqin ligjin për përcaktimin e pagës minimale. Lënien jashtë të kategorisë më të ndjeshme në asnjë rrethanë s’e përkrahim. Diskriminimi deri në këtë masë, pikërisht në 23 vjetorin, kur thurim lavde për UÇK-në, veteranë, invalidë, familje të dëshmorëve, ta kemi një pikë siç është përcaktimi  i pagës minimale dhe të mos t’i shtijmë as në pagën minimale pensionet e veteranëve të UÇK-së, është një dëm që i bëhet themeleve të lirisë së vendit. I bëjmë thirrje mazhorancës ta tërheqin këtë pikë, sepse është e papranueshme dhe në asnjë rrethanë s’duhet të kalojë”.

Tahiri i bëri thirrje kryeministrit Kurti “të reflektojë”, sepse tha se s’mund të lihet jashtë një kategori me minimumin e të ardhurave që mund të jetohet në Kosovë.

Tahiri në argumentimin për kalimin e projektligjit për Trustin tha se tërheqja e mjeteve mund të zbusë pak krizën në vend.

“Të enjten do ta kemi një pikë të rëndësishme. Ne e dimë që në rrethana normale s’duhet të diskutohet, por gjendja në të cilën e ka sjellë kjo Qeveri Republikën tonë karshi kësaj krize. Pra çdo ditë po ballafaqohemi me kriza. Në gjendjen çfarë kemi ardhë, ku qytetarët po e humbin shpresën të jetojnë në këtë vend, ku e vetmja zgjidhje po iu lë kjo Qeveri, është largimi nga Kosova – dhe ne pikërisht për këtë arsye për të zbutur sado pak këtë krizë, për ato familje që mund t’i tërheqin këto të ardhura, ju bëjmë thirrje të gjitha partive, përfshirë mazhorancën, që ta ndërmarrin këtë hap”,tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img