4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

PDK thërret Prokurorinë: Shpendi punësoi 276 militantë partiakë, tenderat po ua jep kompanive të VV

PDK e ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që të hetojë Komunën e Prishtinës për punësimin e 276 militantëve partiakë. Veç kësaj, PDK ka akuzuar Komunën se të gjithë tenderët është duke ua dhënë kompanive të Vetëvendosjes.
“Zyra e Auditorit Gjeneral, në raportin e vitit 2015 të KK PR  ka konstatuar  se në komunë për vitin 2015 janë të punësuar mbi 276 militant të LVV me kontrata të jashtëligjshme, dhe për këto kontrata kryetari Ahmeti ka shpenzuar mbi 466 mije Euro”, shkruan në Komunikatën e PDK-së.
Lexojeni të plotë reagimin e PDK-së
Prishtina, kryeqyteti ynë i krenarisë shtetërore, akademike, biznesore dhe kulturore, në vend të qeverisjes së përgjegjshme dhe ndryshimit të madh pozitive, që të gjithë kemi shpresuar të ndodhë me ardhjen e Shpendit kryetar, në fakt me një qeverisje të deritanishme të Ahmetit e Sejdiut, si format shërbëtoresh të logjistikës anarkiste të vizionit anarkist të LVV në krye me ideologun Albin Kurti dhe krahun paramilitar të Dardan Molliqajt, vetëm sa po rrezikojnë kryeqytetin ta zhysin edhe më në kaos dhe jo zhvillim.
Në vend të transformimit të Prishtinës në qendër ndërmarrësie, Prishtina sot i ngulfatë bizneset prishtinase, jo vetëm duke mos e  lejuar zhvillimin e tyre, por duke i zhvatur dhe shantazhuar ato deri në falimentim.
Mjafton që prokuroria të hetoj në komunën e Prishtinës, se cilat janë kompanitë që marrin punë nga komuna dhe lidhshmërinë e tyre  me Shpendin, Dardanin dhe kreun anarkist të VV dhe për ketë mund të iu  referohemi, kompanive që janë duke kryer punime në rrugët Garibaldi, Luan Haradinaj, platoja mbi Kurriz e shumë të tjera, projekte të cilat kanë filluar së ndërtuari para më shumë se një viti dhe ende nuk janë përfunduar,  dhe kompanitë në fjalë nuk sanksionohen sepse prapa tyre janë vetë LVV dhe anarkistet e tyre. Pra siç mund të shihet, sot  Prishtina po rindërtohet apo më mirë të themi po shkatërrohet nga kompanitë klienteliste që janë të afërta me krerët e VV.
Ne kërkojmë nga organet kompetente, që të  hetohen lejet e ndërtimeve të lëshuara në Prishtinë dhe të verifikohen mënyra seleksionuese e lëshimit për kompani  të caktuara të afërta biznesore dhe financuese për operacionet anarkiste të VV.
Ne kërkojmë që të hetohen kontratat e blerjeve të banesave dhe çmimet e blerjes së banesave nga këto kompani ndërtuese për zyrtarët e VV, si dhe mënyrën e administrimit të lokaleve dhe banesave të Komunës së Prishtinës që administrohen nga Ndërmarrja Publike Banesore (NPB).
Pse u ndalen së hetuari nga prokuroria e shteti 72 lëndët e dërguara nga Shpendi dhe VV në prokurori kundër ish kryetarit të komunës së Prishtinës,?!!! Ne mendojmë se dikush nga gjykata po tenton të i mbyllë me çdo kushte këto lëndë dhe si rezultat i kësaj, po tentohet që të mbyllet krimi me vetëdije, sepse tërë ato lëndë të dërguara në prokurori janë përdorur si presion për kompanitë e ndërtimit për të bërë ripazar me Albinin, Liburnin dhe Dardanin, dhe tëra ato leje ndërtimi që u stopuan në fillim të mandatit të VV-së, prapë në mënyrë të paligjshme janë dhënë por tani me një kushte të ri , me një kundërshpërblim financiar për LVV dhe sekserët e tyre! Ne i ftojmë mediat që të hetojnë këtë fenomen, le të pyesin prokuroria dhe policia kush dhe pse po i heshtë këto krime?!!!
Ne i bëjmë pyetje Shpendit?, Sa nga premtimet e tij janë realizuar, Ku mbeti premtimi për Ujë 24 orë, ku janë çerdhet e premtuara për çdo lagje, ku mbeti premtimi për arsimin në shërbim të zhvillimit, ku mbet tregu për prodhuesit e Prishtinës, sa shtigje bicikletash dhe sa fusha sportive janë ndërtuar në lagjet e Prishtinës, sa rrugë janë bërë, ku mbeti premtimi për këndet për lexim dhe bibliotekat e shkollave.
Ende ka shumë lagje në kryeqytet si në mesjete, ku fëmijët tanë gjejnë vdekjen në gropat e kryeqytetit të menaxhuar nga Shpendi dhe LVV, a është fakt ky për të cilin prokuroria duhet te hetojë?!!! Ku është Shpendi, çfarë i intereson atij përveç se vetë-pasurimit në heshtje për vetë dhe Dardanit, dhe sigurimit të financave për veprimet anarkiste të Albinit dhe gangsterit Dardan Molliqajt!
Duke bere farsën e njeriut te butë dhe të pafajshëm, Shpendi mendon të largoj vëmendjen e publikut nga veprimet e tija të rënda dhe anarkike kundër qytetit të Prishtinës! A mendon Shpendi se mund të mbuloj dëmet që ia ka bërë qytetit të Prishtinës duke u fshehur, dhe nën zë duke fajësuar për tëra këto, krahun “radikal” të VV në komunë, të prirë nga Liburn Aliu?
A e din Shpend Ahmeti se sot Prishtina qeveriset më së paku nga prishtinasit. Me qindra punësime të militanteve partiak të VV janë bërë nga kryetari i Prishtinës, në komunë dhe nëpër ndërmarrje publike, dhe atë duke sjellur militante partiak nga të gjitha qytetet tjera, si shembull kemi burrin e deputetes Haxhiu, deputetes që promovoj formën unikate në kontrabandimin e gazit lotesjellës në parlament.
(Zyra e Auditorit Gjeneral, në raportin e vitit 2015 të KK PR  ka konstatuar  se në komunë për vitin 2015 janë të punësuar mbi 276 militant të LVV me kontrata të jashtëligjshme, dhe për këto kontrata kryetari Ahmeti ka shpenzuar mbi 466 mije Euro.
Prokuroria, duhet të hetoj kontaktet dhe aktivitetet “vëllazërore” të liderëve anarkiste të VV me biznese në Shqipëri, që ndërlidhen me biznese të paligjshme në komunën e Prishtinës.
Shpendi dhe Dritan Prifti mund të kenë shumë të përbashkëta, jo vetëm Harvardin!
Shpend  Ahmeti përfundimisht tregoi se është i vetmi kryetar i një kryeqyteti që gjithçka qe është ndërtuar me mund e sakrificë nga taksapaguesit-qytetarë të sinqertë të Prishtinës me vite, mund ta zhbëjë në një ditë e në një orë të vetme, sikur ta kishte pronë të falur! “Në këtë mënyrë Shpend Ahmeti është shndërruar në simbol të shkeljeve dhe sinonim i drejtuesit që nuk përfaqëson qytetarët, por agjenda tjera që ai dhe bashkëpartiakët e tij dijnë t’i projektojnë
Prishtina, kryeqyteti ynë meriton më mirë dhe më shumë! Ne si PDK e Prishtinës  jemi të vendosur më shumë se kurrë, që të angazhohemi me tërë qenien tonë në shërbim të kryeqytetit dhe qytetarëve tanë. Kjo do të arrihet sepse këtë e meritojnë prishtinasit, që Prishtinës ti kthehet krenaria e humbur, dhe prapë të jetë një qendër elite në politikë, ekonomi, kulturë dhe akademi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img