1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

PDK themelon Këshillin Politik – organ këshillëdhënës i përbërë nga personalitete të shquara partiake

Në 23 vjetorin e themelimit të partisë, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me vendim të Kryesisë, ka themeluar sot Këshillin Politik, një organ këshillëdhënës i partisë.

Këshilli Politik ka 31 anëtarë, ndërsa përbëhet nga koordinatori dhe 30 anëtarë të Partisë.

Koordinator i Këshillit Politik do të jetë Akademik Arsim Bajrami, ndërsa anëtarë të Këshillit janë: Agim Çeku, Agim Zogaj, Avni Kastrati, Bajram Mulaku, Basri Musmurati, Daut Xhemaili, Drita Kadriu, Fadil Beka, Flora Brovina, Gani Koci, Hasime Krasniqi, Ismail Syla, Kadri Kryeziu, Latif Gashi, Laura Guguli, Lumnie Morina, Lumnije Rama, Mehdi Bektashi, Mexhide Topalli, Minir Krasniqi, Ramadan Muja, Ramiz Fazliu, Sabri Tahiri, Sala Ahmeti, Salie Mustafa, Selvie Halimi, Shaban Shabani, Shemsi Veseli, Skender Ahmeti dhe Zahrie Isufi.

Anëtarët e Këshillit, janë personalitete që kanë kontribuar në Partinë Demokratike të Kosovës që nga themelimi i saj, në pozicione dhe kapacitete të ndryshme – si deputetë, kryetarë komunash, ministra, themelues të partisë, etj.

Në mbledhjen konstituive të Këshillit Politik, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi i ka falënderuar të gjithë anëtarët e Këshillit për punën e tyre që nga themelimi i partisë e deri sot, ndërsa i ka ftuar që përvojën e tyre politike të vazhdojnë ta japin tani nëpërmjet punës në Këshillin Politik, për të ardhmen e gjeneratave të reja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img