Site icon PrishtinaPress

PDK të enjten zgjedh Kryesinë e re

Partia Demokratike e Kosovës javën e ardhshme do të mbledhë Këshillin Drejtues ku do të zgjedhet përbërja e re e Kryesisë së PDK-së.

Mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së është ftuar për ditën e enjte, ndërsa përveç përbërjes së Kryesisë së re, pritet që të zgjedhen edhe nënkryetarët dhe sekretari i PDK-së.

Betim Gjoshi, sekretar elektotal në mandatin e kaluar që ka organizuar mbajtjen e Konvetës së PDK-së ku u zgjodh kryetari i ri Memli Krasniqi, e ka konfirmuar thirrjen e mbledhjes së Këshillit Drejtues për ditën e enjte.

Ai tha se PDK tashmë i ka kryer të gjitha përgatitjet në organizimin e mbajtjes së mbledhjes së Këshillit Drejtues ku pritet t’i jepet besim përbërjes së re të Kryesisë të cilën do ta prezantoj kryetari i ri Memli Krasniqi.

Gjoshi nuk deshi të përmend emra të anëtarëve të Kryesisë së re, por theksoi se ekip do të përfaqësojë pikëpamjet politike të gjitha gjeneratave në Kosovë për të ardhmen.

“Kryetari i ri i PDK-së Memli Krasniqi që nga marrja e drejtimit të partisë nuk është ndalur së punuari, duke takuar shumë aktivistë e intelektualë që kanë vullnet t’i bashkohen vizionit të PDK-së për të ardhmen e vendit”, tha Gjoshi.

Exit mobile version