5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

PDK shkëput koalicionin me Përparim Ramën në Prishtinë

Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, ka njoftuar shkëputjen e koalicionit qeverisës me LDK-në në Prishtinë.

Vendimi u bë publik pak minuta pasi përfundoi mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku PDK-ja mundësoi kuorumin dhe votoi pro shfuqizimit të vendimit për këmbimin e dëmshëm të pronave në Badoc.

Pas këtij votimi, Ismaili njoftoi se i ka dërguar shkresë zyrtare Përparim Ramës për shkëputjen e koalicionit ndërmjet PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë. Ai tregoi që të gjithë drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre.

“Për dy vjet shërbim, ekipi i PDK-së solli një dinamikë të re në Kryeqytet dhe ka bërë punë të jashtëzakonshme në secilin dikaster. Nën udhëheqjen e shkëlqyer të Nënkryetares Sahatçiu, drejtoritë e udhëhequra nga PDK janë vlerësuar si drejtoritë me performancën më të mirë, brenda dhe jashtë. Gjallërinë, sinqeritetin, pozitivitetin dhe dinamikën që e kishim në fushatën tonë “Prishtina na Bashkon” e kemi përçuar edhe në qeverisjen e Kryeqytetit dhe qytetarët janë dëshmitarët më të mirë për këtë gjë”, ka shkruar Uran Ismaili.

“Ne nuk do të jemi pjesë e një qeverisjeje që dëmton interesin publik, ku mungon komunikimi, ku puna e mirë nuk vlerësohet dhe meritokracia përbuzet. Duke mos dashur asnjëherë që Prishtina të bllokohet, jemi tërhequr nga të gjitha pozitat për të hapur rrugë për krijimin e një shumice të re në Kryeqytet”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img