-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

PDK: Shkarkimi i Rashit Qalajt është hakmarrës dhe tentativë për kapjen e shtetit

Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Rashit Qalaj.

PDK, përmes një komunikate shpreh indinjatën për shkarkimin e Qalajt nga kryeministri Avdullah Hoti, duke e quajtur arbitrar.

Sipas kësaj partie, ky vendim cenon rëndë një ndër institucionet më të rëndësishëm të pavarura të shtetit.

“Policia e Kosovës ka dëshmuar sukses në përmbushjen e detyrave dhe ky shkarkim përbën një tentativë për kapje të shtetit. Një veprim i tillë është gjithashtu inkurajim ndaj krimit të organizuar i cili është goditur me përkushtim dhe efikasitet prej drejtorit të Qalaj, duke arritur rezultate shumë të larta në përpjekjet për të vendosur rend dhe ligj në vend”, thuhet në komunikatë.

Sipas PDK, shkarkimi është në shenj hakmarrjeje pas arrestimit të kryetarit të Istogut, Haki Rugova.

“Fakti që ky shkarkim po bëhet kur ende nuk është mbushur një javë nga arrestimi i nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, lë të kuptohet se është një akt hakmarrës ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit. Momenti dhe metoda e shkarkimit dëshmon se ky veprim është mesazh i qartë kërcënues për policët, hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit – të cilët guxojnë të merren me veprat penale të LDK-së”, thuhet tutje.

Partia Demokratike e Kosovës i bën thirrje zyrtarëve të lartë të partisë në pushtet, Lidhjes Demokratike Kosovës, që të distancohet nga këshillojë veprimesh abuzive që duket se janë spastrime politike dhe përbëjnë një precedent të rrezikshëm për mirëfunksionimin e institucioneve të rëndësisë së veçantë sikurse është policia.

Po ashtu PDK  bën thirrje që drejtori Qalaj të kthehet në krye të institucionit sa më shpejt dhe që policia të lihet e qetë pa ndërhyrje politike në ushtrimin e detyrës së saj fisnike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img