2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

PDK reagon kundër Visar Ymerit, thonë se përdori gjuhë fyese

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të lëvizjes Vetëvendosjes, duke e quajtur gjuhë të ulët, të padëgjuar deri më sot në skenën politike të vendit, ku janë fyer tre drejtuesit më të lartë të shtetit.
“Gjuha e tillë e turpshme e Ymerit, shkon përtej fjalorit politik, vlerave demokratike dhe kodit elementar etik, duke fyer rëndë bartësit e përgjegjësive shtetërore e institucionale, të dala nga vota e lirë e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.
Partia Demokratike e Kosovës konsideron se gjuha e tillë e Visar Ymerit, dëshmon qartë për humbjen e arsyes dhe argumenteve opozitare, përkitazi me çështjet madhore dhe sfidat që po kalon vendi.

Ndryshe, gjatë një konference për media, Ymeri i ka quajtur derra Mustafën, Thaçin e Veselin./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img