1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

PDK: Qeveria po e thellon krizën politike dhe ekonomike, vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e përbashkët në mes të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar.

Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën aktuale politike në vend dhe koordinimin e agjendave të brendshme politike e legjislative të PDK-së, në fillim të Sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës.

Edhe një herë, Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me thellimin e krizës politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë.

“Skandalet dhe aferat e njëpasnjëshme të kësaj Qeverie, nga arsimi, ekonomia, shëndetësia, drejtësia e deri te diplomacia, po përkeqësojnë çdo ditë mirëqenien e qytetarëve dhe pozicionin e shtetit të Kosovës. Korrupsioni masiv që ka kapluar institucionet dhe zyrtarët e lartë të kësaj Qeverie, shpërfaq paaftësinë e thellë dhe abuzimin e qëllimshëm me detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare”, thuhet në komunikatë.

Për PDK-në, kjo Qeveri tashmë e ka humbur çdo kredibilitet dhe nevoja për t’u rikthyer tek qytetarët, përmes zgjedhjeve të parakohshme, është e domosdoshme.

“Kosova, sot, para se gjithash, ka nevojë për një Qeveri kredibile, të përgjegjshme, të aftë dhe e cila, në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë, do ta rikthejë vendin në kursin e duhur të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik”.

“Partia Demokratike e Kosovës, përmes të gjitha organeve dhe zyrtarëve të saj, në të gjitha platformat e posaçërisht në Kuvendin e Kosovës, mbetet e angazhuar që të mbrojë ligjshmërinë, interesin e shtetit dhe të qytetarëve”, thuhet në fund.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img