0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

PDK: Qeveria dështoi me arsimin gjatë pandemisë, skandaloz vendimi për 1 muaj pushim dimëror për nxënësit

Anëtari i Kryesisë̈ së Partisë Demokratike të Kosovës, profesori Muzafer Shala, ka mbajtur sot një konferencë për media përmes së cilës ka denoncuar mënyrën e dobët të organizimit të procesit arsimor nga Qeveria.

Shala ka thënë se Kosova sot përballet me një situatë të patolerushme të keq-menaxhimit të procesit mësimor nga ana e qeverisë Hoti, e veçanërisht Ministria e Arsimit.

“Fatkeqësisht, deri më tani nuk ka ndodhur as njëra e as tjetra. Shohim vetëm improvizim por jo plan të menduar mirë! Kosova sot përballet me një situatë të patolerushme të keq-menaxhimit të procesit mësimor nga ana e qeverisë Hoti, e veçanërisht Ministria e Arsimit. Ky institucion është aq jo kredibil, jo aktiv, dhe jo profesional dhe aspak kompetent, sa që për shumë gjenerata asocon me zhvillimin e procesit mësimor në kohën e luftës, pasojat e të cilit i kemi evident edhe sot si efekt i mosarritjes së rezultateve të pritura! Kjo qeveri e menaxhon arsimin sot për nesër”, u shpreh Shala.

Shala ka quajtur skandaloz vendimin e fundit të Ministrisë së Arsimit për të zgjatur pushimin dimëror për nxënësit, të cilët edhe ashtu kanë mbajtur shumë më pak orë sesa viteve paraprake.

“Qeveria e Kosovës është në gjumë ose më mirë të thuhet e paaftë sa i përket organizimit te procesit mësimor në kohë pandemie. E për t’i dhënë një vulë edhe më të fuqishme këtij keqmenaxhimi, Qeveria Hoti vendosi që ta ndërpres procesin mësimor para kohe. Kjo është e patolerueshme në aspektin e implementimit të planprogramit mësimor dhe një barrë shumë e rëndë për prindërit, që gjatë kësaj kohe duhet të punojnë! Pra nxënësit do të pushojnë plotë 1 muaj gjatë dimrit, dhe kur i shtohet numri i orëve të humbura gjatë këtyre muajve të kaluar – i bie që viti 2020 është i humbur për ta”, theksoi Shala.

Në fund, Shala ka propozuar një sërë pikat për Qeverinë të cilat duhet të implementohen menjëherë, duke nisur nga vendosja urgjente e mekanizmave konkret për sigurimin e cilësisë në kohë pandemie.

“Duke u bazuar në rekomandimet e organizatave ndërkombëtare si Banka Botërore, Forumi Ekonomik Botëror, OECD dhe sugjerimet e palëve të interesit ne Kosovë siç janë mësimdhënësit, nxënësit, prindërit, shoqëria civile etj, atëherë ne i propozojmë qeverisë të fokusohet sa më shpejt në këto prioritete:

– Planin nacional për digjitalizimin e shkollave duke përfshirë edhe literaturën dhe modelin e mësimdhënies në këtë formë si dhe pajisjen e të gjithë nxënësve (330,000 në total) dhe 23,000 mësimdhënësve me llaptop e jo me tablet siç po flitet tani;
– Të vendosin urgjentisht mekanizma konkret për sigurimin e cilësisë në kohë pandemie;
– Përgatitjen e protokolleve për modelet e mësimdhënies në kushtet te pandemisë, dhe
– Përgatitjen e manualeve për procesin mësimor për Mësimdhënës, Nxënës dhe Prindër në këto kushte pandemie.

Këto pika duhet të përfillen sa më parë, përndryshe, ne do të pësojmë goditjen më të madhe në Arsim që nga lufta, duke goditur jashtëzakonisht shumë gjeneratat aktuale të nxënësve, pasojat të cilat ata do ti vuajnë gjatë gjithë jetës së tyre”, tha Shala.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img