8.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

PDK: Pushteti i Kurtit po përpjeket të lejojë sërish rritjen e çmimit të rrymës

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se sot ka pranuar Aplikimin për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të Të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU).

Ndaj kësaj, ka reaguar edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ku thotë se një gjë e tillë është përpjekje e pushtetit të Kurtit që të lejojë rritjen e serishme të çmimit të energjisë elektrike, duke ua shtuar e shumëfishuar këtë barrë të padrejtë qytetarëve.

Postimi i Tahirit:

Zyra e Rregullatorit për Energji paska pranuar kërkesën nga KESCO për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të të hyrave të lejuara maksimale. Kjo është faza e parë e përpjekjes së qëllimshme dhe të sinkronizuar të pushtetit të Albin Kurtit, që të lejojë rritjen e serishme të çmimit të energjisë elektrike, duke ua shtuar e shumëfishuar këtë barrë të padrejtë qytetarëve.

Përderisa debati rreth shtrenjtimit të padrejtë të çmimit të energjisë për afër 400 mijë familje kosovare ende nuk është mbyllur dhe një çështje e tillë është subjekt i shqyrtimit gjyqësor, paralelisht me kohën kur çdo produkt esencial për mbijetesë është shtrenjtuar shumëfish duke e bërë koston e jetesës të papërballueshme për qytetarë, guximi për t’ia mësyrë shtrenjtimit të energjisë elektrike është iluzion i këtij pushteti që i sheh qytetarët e Kosovës si të nënshtruar përballë tij dhe në funksion të tij.

Kjo mësymje në kurriz të qytetarëve, përveç që është papërgjegjësi, është edhe irracionalitet. Ftoj pushtetin që të përmbahet nga një “guxim” i tillë, sepse qytetarët janë duke e prekur fundin e mundësive të tyre për të mbijetuar në rrethanat aktuale. Çdo përpjekje për të shtrenjtuar çmimin e energjisë elektrike e për t’ua shtuar këtë barrë qytetarëve, do të hasë në kundërshtimin tonë të plotë dhe të pa kompromis.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img