Site icon PrishtinaPress

PDK, PSD-së: Veç llaf e keni, s’jeni për rrëzimin e Qeverisë!

Një mocioni për rrëzimin e Qeverisë, nuk ia kanë frikën aspak Partia Demokratike e Kosovës. Madje, subjekti të cilin e udhëheq Kadri Veseli thotë se opozita as nuk ka potencë për ta sfiduar këtë koalicion qeverisës.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se Qeveria “Haradinaj” mund të rrëzohet vetëm me veprime dhe jo me llafe.

“Qeveria rrëzohet me veprime e jo me llafe. Nuk ka potencë kjo opozitë për me e sfidu Qeverinë me mocion votëbesimi”, është përgjigjur ai shkurtimisht për “Indeksonline”.

Ky koment i tij vjen si reagim ndaj deklaratës së shefit të Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, i cili i ka ftuar LDK-në dhe Vetëvendosjen që t`i bashkohen për ta rrëzuar koalicionin PDK-AAK-Nisma-AKR.

Ai, dje, është shprehur se PSD do i japë 12 nënshkrimet për nisjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, ka thënë se dy partitë opozitare i fton në një tryezë diskutimi për këtë çështje.

“E ftojmë LDK dhe LVV që ta inicojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë dhe ne do ti japim 12 nënshkrime dhe 12 vota, ose të na i japin nënshkrimet dhe ne e iniciojmë – e ftojmë LDK edhe LVV ta na thërrasin ne tryeze opozitare për strategji e taktikë për rrëzimin e qeverisë ose të na japin neve autorizimin dhe ne e thërrasim”, ka deklaruar Sejdiu.

Exit mobile version