Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot deputetët e rinj të PDK-së, ku është diskutuar për mbarëvajtjen e seancës konstituive të Kuvendit.
Në këtë mbledhje të Grupit Parlamentar, PDK ka emëruar Bedri Hamzën shef të Grupit Parlamentar, ndërsa deputetin Memli Krasniqi do ta propozojnë për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit, ka njoftuar PDK.
Ndryshe, sot në orën 15:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.