13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

PDK po krenohet me qeverisjen në Ferizaj, LDK me Imri Ahmetin në Lipjan

Zgjedhjet lokale po afrojnë e partitë politike po prezantojnë sukseset e tyre nëpër disa komuna.

Partia Demokratike e Kosovës po krenohet me qeverisjen e PDK-së në Ferizaj dhe me projektet e saj infrastrukturore.

Po kaq krenar me qeverisjen e Imri Ahmetit të LDK-së në Lipjan, është edhe kreu i këtij subjekti Lumir Abdixhiku, transmeton “Indeksonline”.

Lideri i LDK-së u pa mbrëmë në Lipjan siç thotë ai në qytetin e gjallësirë, jetës e zhvillimit dhe në Lipjanin e transformuar.

Në një postim në “Facebook”, kreu i LDK-së, e inkurajon Ahmetin të qëndroj siç është dhe ta bëj Lipjanin edhe më të mirë.

“I dashuri Imri. Je shembull për ne. Sot, na bën faqebardhë të gjithëve. Sot, ti përfaqëson virtytet e njeriut në të cilin beson LDK-ja. Të faleminderit për çfarë je. Prandaj, rri si i tillë, na prijë. Bëje Lipjanin edhe me të mirë. Na bëj neve më të mire”, shkruan ndër të tjera Abdixhku, transmeton “Indeksonline”.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Mbrëmë isha në “Shtigjet e Ecjes”, projekt i fundit i realizuar në qytetin e gjallërisë, qytetin e jetës, qytetin e zhvillimit – në Lipjanin e transformuar tashmë.

Lipjani i burrave e grave të ndershëm e të zot, të të rinjve e të rejave që ëndërrojnë e shkëlqejnë gjithandej ku veprojnë, i bujqëve të vyeshëm, afaristëve të ndershëm, punëtorëve të palodhshëm – qyteti i Kryetarit Kampion – qyteti antik – Ulpiana e dikurshme e Lipjani i sotshëm është shndërruar në një qytet shembull për secilin në Kosovë.

Gjithë ky ndryshim mbanë si falënderim punën e palodhshme të burrave e grave këtu, por mbi të gjitha, mbanë vulën e udhëheqjes së kryetarit tuajit e tonit, mikut tim e t’juajit, mbanë vulën e Imri Ahmetit. Për shkak të punës së tij, Lipjani sot është shembull për Kosovë!

Juristi 57 vjeçar, i diplomuar në Universitetin e Prishtinës, baba i përkushtuar i Veronës, Vyrtytes e Qëndrimit, bashkëshort i Ibadetes, deputet i Parlamentit të Republikës, ish-këshilltar i Presidentit, zëvendësministër, mësimdhënës i lëndëve juridike në shkollën e mesme “Ulpiana” – kryetar Komune i dy mandateve në Lipjan, Kampioni i juaji, Kampioni i joni, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, duhet të vazhdojë transformimin e qytetit më të bukur në Kosovë.

Ai ka punë ende për të bërë këtu; dhe unë jam i lumtur që në mbledhjen e fundit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me unanimitet të plotë kemi aprovuar kërkesën e Degës së LDK-së këtu për ta kandiduar atë edhe për një mandat në krye të Lipjanit.

Imriu, përveçse është një kryetar shembull, është edhe mik i jashtëzakonshëm. E njoh si një burrë të urtë e të mençur, si një njeri energjik, si një mik i fjalës e si një vizionar i pashoq. Imriu, di të zgjedh të mirën para të ligës, të duhurën para të gabuarës, të drejtën para të mbrapshtës. Imriu s’i frikësohet sfidave; por mbi të gjitha Imriu ëndërron. Dhe është kjo ëndërr e tij që bën shtigje rrugëtimi si ky sonte këtu, e shtigje të reja politike drejt së cilave ne ia kemi mësyer bashkërisht. Unë, ai, ju, e të gjithë!

I dashuri Imri,

Je shembull për ne. Sot, na bën faqebardhë të gjithëve. Sot, ti përfaqëson virtytet e njeriut në të cilin beson LDK-ja. Të faleminderit për çfarë je. Prandaj, rri si i tillë, na prijë. Bëje Lipjanin edhe me të mirë. Na bëj neve më të mirë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img