Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se si grup parlamentar nuk do të marrin pjesë në zhvillimet e agjendës së Kuvendit për një javë.
“Ne si PDK përballë zhvillimeve të fundit kemi nevojë për reflektim solidar duke shtyrë prezencën tonë për një javë në zhvillimet e zakonshme të agjendës e këtij Kuvendi. Përgjatë kësaj jave
PDK nuk do të të marri pjesë në agjendën e Kuvendit për një javë”, tha Tahiri në një konferencë për media.
Ai shtoi se ky akt nuk lidhet me zhvillimet që i përkasin drejtësisë por me nevojën tonë të brendshme për sensibilizim.
Tahiri shtoi se që nga 5 nëntori me rastin e ngritjes së aktakuzës ndaj ish-drejtuesve të UÇK, Kosova si shtet dhe shoqëria jonë janë duke kaluar në një rrethanë aspak të zakonshme për mos të themi të jashtëzakonshme
“Që nga e hëna e deri sot në Hagë janë paraqitur si ta akuzuar për krime lufte drejtuesit kryesor të luftës tonë për liri dhe pavarësi”, tha Tahiri.
Tahiri theksoi se zhvillimet e fundit kanë pasur efekt të rëndë në rrafshin socio-politik dhe atë institucional.
Ai shtoi se PDK beson në luftën e pastër të UÇK-së. Tahiri po ashtu theksoi se presim nga partitë tjera politike që t’i bashkohen kësaj nisme, sidomos nga VV dhe Nisma. /Telegrafi/