0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

PDK paralajmëron padi ndaj drejtorit të KEK-ut: Ka subvencionuar fatura të energjisë elektrike pa vendim të bordit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar VV-në që sot nuk ka lejuar mbajtjen e një debati parlamentar në lidhje me arrestimin e drejtorit të KEK-ut.

Para deputetëve, ai ka thënë se kjo nuk ka ndodhur më parë.

“Konsiderojmë se është jashtëzakonisht e dëmshme të votohet kundër një debati parlamentar me ministren e cila mbulon sektorin e energjisë në Kosovë dhe te diskutojmë mbi ndodhin që kanë ndodhur dje rreth arrestimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës. Është hera e parë që KEK-u drejtohet nga një zyrtar i lartë politik i një parti politike, pra nga drejtuesi i komitetit për energji të Lëvizjes Vetëvendosje, pra z. Nagip Krasniqi”, ka thënë Tahiri.

Ai ka paralajmëruar se PDK-ja do të deponojë materiale në gjykatë ndaj drejtorit të KEK-ut.

“Ne në kuadër te komisionit tonë hetimor parlamentar që kemi punuar për 6 muaj kemi nxjerr në pah një mori të keqpërdorimeve të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, z. Nagip Krasniqi. Pra i njëjti ka subvencionuar fatura të energjisë elektrike pa vendim të bordit, që nuk mund të ndodh. Pra, drejt një kompanie private siç është KESC dhe KEDS. I njëjti ka negociuar tendera njëburimor si drejtues i kompanisë energjitike më të madhe në vend. I njëjti ka ushtruar ndikim mbi personat zyrtar, i nëjti ka pasur konflikt interesi”, ka thënë Tahiri./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img