2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

PDK paralajmëroi se do ta çojë Fondin Sovran në gjykatë, reagon VV: Klubi i Stërvjetëruar Politik do që ta ruajë pasurinë

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar opozitën se po i bllokon reformat e synuara të tyre duke e shfrytëzuar Gjykatën Kushtetuese.

VV thotë se kjo s’është mënyra se si bëhet opozita dhe e përshkroi këtë si përpjekje të tyre për të ruajtur grupet e tyre të interesit.

“Opozita e paalternativë, vazhdon ta shfrytëzojë Gjykatën Kushtetuese për ta mbrojtur shtetin e kapur dhe për t’i mbrojtur të fuqishmit e ekonomisë dhe privatizimit. Pra, nga njëra anë ajo dërgon Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë dhe atë për Këshillin Prokurorial, kurse në anën tjetër Ligjin për çmimet tavan dhe atë për Fondin Sovran. Në mungesë të kritikës së mirëfilltë dhe alternativave ndaj propozimeve e vendimeve tona, me qëllim bllokimin e reformave tona transformuese e progresiste vazhdojnë të dërgojnë ligje në Gjykatën Kushtetuese. Kjo nuk ka të bëjë me opozitbërje, kjo është përpjekje e Klubit të Stërvjetëruar Politik që të ruaj grupet e interesit në mënyrë që të ruhet pasuria e tyre”, ka shkruar VV.

Përmes një postimi në Facebook, Vetëvendosje ka radhitur edhe ligjet që partitë opozitare kanë dërguar në Kushtetuese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img