Site icon PrishtinaPress

PDK ‘nuk sheh mundësi’ bashkëpunimi me VV-në, thotë Hoxhaj

Partia Demokratike e Kosovës “nuk sheh mundësi bashkëpunimi” me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve, ka thënë Enver Hoxhaj,

Hoxhaj tha se Vetëvendosjes, si parti e parë, i takon të synojë formimin e qeverisë së re, por se, në qoftë se nuk e bën, e bën PDK-ja.

Mendoj se pasi të mbyllet procesi i votimeve ne do të duhet të vendosim për situata të veçanta në mënyrë të veçantë por parimisht dhe këtu jemi shumë të vendosur ne shohim Bedri Hamzën kryeministër dhe PDK-ja është e vendosur që të bëjë çdo gjë që ta mbështesë zotin Hamza që të jetë Kryeministër i qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ne kemi patur kritikë të madhe për LVV-në gjatë katër viteve të fundit të qeverisjes, mendoj që me sjelljet dhe veprimet e tij, zoti Kurti, e ka dëmtu shumë interesin shtetëror të Kosovës prandaj edhe nuk shohim ndonjë mundësi të bashkëpunimit me këte subjekt politik ” tha Hoxhaj , në një intervistë për gazetën “Blic”.

Exit mobile version