Site icon PrishtinaPress

PDK: Nuk ka votë për planin e ri të Kalabrisë

Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media, shkruan PrishtinaPress.

Në këtë konferencë ka folur deputetja Eliza Hoxha dhe kryetari i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri rreth planit të ri të kryetarit Perparim Rama për lagjen Kalabria në kryeqytet.

Retkoceri tha se nuk ka votë për planin e ri të Kalabrisë sepse sipas tyre Perparim Rama është duke e marr hapësiren publike të qytetarëve për t’ua dhënë ndertuesëve, njofton PrishtinaPress.

Ndër të tjera në këtë konferencë, deputetja Eliza Hoxha shtoi se kryetari Rama është duke akomoduar interesat e veta, dhe jo te qytetarëve. /PrishtinaPress/

Exit mobile version