Site icon PrishtinaPress

PDK nuk e vazhdon debatin pa Kurtin në Kuvend, Konjufca: I bie sikur me folë vetmevete

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk dëshirojnë ta vazhdojnë debatin në Kuvend pa prezencën e kryeministrit Kurti.

Deputeti Tahiri i tha kryetarit të Kuvendit Konjufca “nuk shohim arsye ta vazhdojmë debatin pa prezencën e kryeministrit, i bie sikur me folë vetmevete”.

Pas kësaj deklarate, Glauk Konjufca tha se seanca mund të ndërpritet dhe të vazhdojë në orën 16:15. Por ky propozim nuk u vendos akoma.

“Kryeministri vjen në orën 16:00 por nuk mundet më shumë se në orën 17:30 se është edhe iftari pastaj”, u shpreh Konjufca.

“Mirë po vazhdojmë në orën 16:00, pra”, tha ai.

Exit mobile version