10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

PDK nuk e mbështetë formimin e qeverisë nga LDK-ja, koalicioni i mundshëm LAN do të varet nga votat e Listës Serbe

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se është e gatshme të formojë qeverinë, në rast se një gjë të tillë i kërkon presidenti Hashim Thaçi.

LDK ka shprehur vullnetin për një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe Alenancën Kosova e Re, si dhe me komunitetet.

Mirëpo në rast se kjo ndodhë, mundësia që Qeveria e re nën udhëheqjen e këtij koalicioni të votohet në Kuvend mund të jetë e vogël, kjo për faktin se ky koalicion nuk i ka 61 votat e domosdoshme për votim në Kuvendin e Kosovës, pa votat e Listës Serbe që janë 10 plotësisht.

LDK aktualisht ka 28 deputetë, AAK ka 13 deputetë, NISMA+AKR kanë 6 deputetë, kurse minoritetet joserbe 9 deputetë, ndërsa Lista Serbe i ka 10 deputetë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img