Ndaj deklaratave të Nismës për Kosovën në Drenas, ka reaguar sërish zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha.
Berisha ka thënë se përpjekjet e Nismës për të prishur zgjedhjet e lira dhe demokratike janë të kota, sepse votimi po shkon në rregull dhe të gjitha vendvotimet janë nën mbikëqyrjen e KQZ-së, KKZ-së, OJQ-ve dhe prokurorisë
Duke e parë me shqetësim këtë tendencë të Nismës për Kosovën, Berisha në emër të Partisë Demokratike në Drenas e ka ftuar prokurorinë e shtetit, që t’i monitorojë vendvotimet që konsiderohen bastione të PDK-së, ku gjasat e Nismës për tentim të prishjes së votimit janë më të mëdha.
“Ftojmë organet e rendit të monitorojnë qendrat e votimit në Tërstenik, Sankoc, Nekovc dhe Dobroshec”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, Nisma me propagandat e sa po mundohet t’i bëjë të kontestueshme këto qendra, sepse është e vetëdijshme që këto vendvotime ia kanë bërë humbjen shumë më të thellë.