Partia Demokratike e Kosovës i ka nisur përgatitjet për zgjedhjet komunale që do të mbahen më 17 tetor.
Me këtë rast kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, ka mbajtur takim me kryetarët e degëve të kësaj partie.
“Me Kryetarët e Degëve të PDK-së, për t’u organizuar sa më mirë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit dhe për t’ua ofruar qytetarëve të secilës komunë qeverisjen që ata e meritojnë. Për këtë, PDK është unike, e hapur dhe plot energji”.