6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

PDK nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, Hoti ftohet të raportojë për marrëveshjet e 4 shtatorit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka nisur sot mbledhjen e nënshkrimeve për të ftuar një seancë të jashtëzakonshme parlamentare për takimet e delegacionit të Kosovës në Uashington dhe marrëveshjet e nënshkruara.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka konfirmuar se tashmë kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për seancë jashtëzakonshme dhe siç tha ai, presin që kësaj nisme t’i japin mbështetje edhe deputetë e partive tjera parlamentare.

Ai tha se në seancën e jashtëzakonshme duhet të raportojë kryeministri, Avdullah Hoti si udhëheqës i delegacionit dhe duhet të japë informacione të sakta për atë që ka diskutuar dhe përgjegjësitë që i ka marrë në emër të shtetit të Kosovës përmes dokumenteve të nënshkruara, transmeton KP.

PDK sot gjatë ditës ka mbajtur mbledhje të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar ku kanë diskutuar për dialogun e zhvilluar në Uashington e Bruksel. Sipas komunikatës së lëshuar për media, Partia Demokratike e Kosovës i konsideron zhgënjyese zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

“Pritjet e mëdha qytetare dhe të PDK-së për një marrëveshje finale që garanton njohjen e ndërsjellë, janë kthyer në një proces pa afat dhe me kompromise nga ana e delegacionit shtetëror të Kosovës”.

Në takimin e përbashkët të kryesisë dhe grupit parlamentar të PDK-së, është konstatuar e rrezikshme rrëshqitja e delegacionit shtetëror nga bisedimet për marrëveshje finale e të obligueshme ligjore, në biseda për tema me karakter teknik.

“PDK kërkon nga delegacioni shtetëror i Kosovës që të respektohet Kushtetuta e vendit. Bisedimet për territore dhe pasurinë kombëtare të Kosovës, janë anti-kushtetuese dhe kundër interesave strategjike të vendit. PDK e konsideron të pa dobishëm procesin e mini-Shengenit të pranuar nga delegacioni shtetëror i Kosovës. PDK është për Shengen, por, jo për mini-Shengen”, thuhet në komunikatë.

Ehdhe Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se kanë dërguar në Kuvendin e Kosovës thirrje që kryeministri i vendit, Avdullah Hoti të raportojë për marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Sipas VV-së, këtë thirrje e ka dërguar nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci që është nga ky subjekt politik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img