2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

PDK në Prishtinë: Do kërkojmë llogari nga të gjitha institucionet deri në fund për vendimin e planit “Kalabria 2023-2031”

Shefi i asamblistëve të PDK-së, në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, ka reaguar ndaj heshtjes së Ministrisë së Administimit të Pushtetit Lokal, mbi ligjshmërinë e planit rregullues ‘’Kalabria 2023-2031’’.

Retkoceri thotë se meqë ende nuk ka një përgjigje zyrtare, asamblistët e PDK-së kanë dërguar pyetje direkte në ministri dhe thotë se do të kërkojnë llogari nga të gjitha institucionet mbi këtë vendim që tjetërsoi pronën komunale te Stacioni i Autobusëve.

”Sot ka qenë dita e fundit ku Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të duhej të kthente përgjigje për ligjshmërinë e Planit Rregullues që tjetërsoi mbi 15 hektarë të pronës komunale në tokë për ndërtim në Prishtinë.

Meqë ende nuk kemi pranuar përgjigje zyrtare, si grup i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Prishtinë i dërguam pyetje ministrisë për të na treguar për ligjshmërinë e vendimit të Kuvendit Komunal. Shpresojmë që të marrim përgjigjen sa me shpejtë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për shqyrtimin e ligjshmërisë ashtu siç e përcakton edhe Ligji.

Ne do të kërkojmë llogari nga të gjitha institucionet deri në fund për vendimin që tjetërsoi pronën komunale te Stacioni i Autobusëve, ku nga zona për shërbime publike 15 hektarë tokë i ktheu për ndërtime të larta për ndërtues privat”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img