1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

PDK në Drenas thërret mbledhje të jashtëzakonshme, Ajazi i vendosur për të garuar për kryetar të komunës

Partia Demokratike e Kosovës dega në Drenas do të mbaj sot pasdite ose nesër mbledhje të jashtëzakonshme.

Këtë për “Indeksonline”, e ka konfirmuar Driton Ajazi nga kjo degë.

Ai ka thënë se pas dorëheqjes se kryetarit të deritashëm të degës, Sejdi Hoxha në konsultim edhe me qendrën do të vendosin për hapat mëtejshëm.

Deri të dorëheqja e Hoxhës, sipas tij, është ardhur pas situatës së krijuar në Drenas.

“Kryetari i sapo dorëhequr me gjithë angazhimin e tij u mundu deri në momentin e fundit të gjejë zgjidhje situatës së krijuar në Drenas, por nuk pati mundësi të ndryshoj. Kryesia qendrore na ka shpërfillur neve si struktura dhe atë si kryetar degë. Prandaj e sollën në pozicion për të dhënë dorëheqje në pamundësi për t’i dhënë zgjidhje situatës krijuar. Hoxha është munduar ta ruajë ekuilibrin mes strukturës së degës dhe kryetarit aktual të komunës Ramiz Lladrovci”, ka thënë Ajazi.

Më tutje ai e ka lavdëruar punën e Sejdi Hoxhës si kryetar i PDK-së në Drenas ku sipas tij, janë arritur rezultate të mëdha.

Sa i përket kandidaturës për kryetar, Ajazi thotë se ata e ka nominuar dhe mbështetur shumica e strukturave të degës dhe nuk e ka në plan që të heq dorë nga kandidimi për kryetar të Drenasit.

“Më së miri është të konfirmohet kandidatura ime, sepse e kam mbështetjen e strukturave. Nëse jam kandidat do të fitoj pa balotazh. Çdo situatë tjetër do të ketë deficit për PDK-në në Drenas”, ka shtuar Ajazi.

“Nëse kryesia qendrore vepron sipas vendimeve që janë të njohura, ne si struktura të PDK-së në Drenas do të garojmë në zgjedhje përmes një formati tjetër do të bëhet publik sapo të bëhet publik vendimi për situatën e krijuar në Drenas nga ana e qendrës”, ka përfundar Ajazi.

Ndryshe, kryetari i degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha ka dhënë dorëheqje. Deri të ky veprim ai ka numëruar një serë arsyesh.

Në anën tjetër, Ramiz Lladrovci është konfirmuar nga kryesia qendrore që do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit, por që dega e ka nominuar Driton Ajazin për kryetar të kësaj komune.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img