Site icon PrishtinaPress

PDK miraton edhe 6 kandidatura për kryetarë të Komunave

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, ku u miratuan edhe gjashtë kandidatura për kryetarë të Komunave.

1.    Gjilan – Leonora Morina – Bunjaku

2.    Suharekë – Murtez Zekolli

3.    Vushtrri – Ferit Idrizi

4.    Kamenicë – Muhamed Kallaba

5. Lipjan – Hyzer Rizani

6.    Han i Elezit – Mehmet Ballazhi

Anëtarët e Kryesisë së PDK-së, diskutuan për  zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për përgatitjet e deritashme për zgjedhjet lokale.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se po  punon nga afër me secilën Degë të PDK-së për të përgatitur listat më të mira zgjedhore.

Ai tha se PDK do të ofrojë para qytetarëve të secilës Komunë në Kosovë njerëzit më të mirë, profesionistë, atdhetarë, gra e të rinj të shkolluar, për të siguruar fitore në shumicën e komunave të vendit.

“Partia Demokratike e Kosovës ka shtrirjen më të madhe politike anekënd Kosovës dhe kandidatët tanë për kryetarë komunash dhe ata për Kuvende Komunale do të jenë përfaqësuesit më të denjë të qytetarëve në secilën Komunë. Vajza e djem të ri po na bashkohen çdo ditë në vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës. PDK do të vazhdojë të hapet dhe tu ofrojë mundësi secilit profesionistë e qytetarë për të punuar së bashku në forcimin dhe zhvillimin e vendit”, tha Krasniqi.

Partia Demokratike e Kosovës, gjatë ditëve të ardhshme do të zyrtarizoj edhe kandidatët tjerë për kryetarë të komunave si dhe do të finalizojë listën e kandidatëve për Kuvende Komunale.

Exit mobile version