10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

PDK miraton deklaratë politike me 23 pika

Partia Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur Konventën e 10-të zgjedhore, ku Kryetar i zgjodh Memli Krasniqi.

Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, Partia Demokratike e Kosovës e ka miratuar një deklaratë politike e cila përmban 23 pika.

Në njoftimin e PDK-së thuhet se përmes kësaj deklarate, PDK-ja shpreh krenarinë për origjinën e saj politike që buron nga kauza për çlirimin e vendit dhe lufta e drejtë dhe e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“PDK-ja me lidershipin e ri, do të reformohet për të avancuar agjendën politike në drejtim të ballafaqimit me pushtetin e papërgjegjshëm dhe keqqeverisjen aktuale. Ajo synon të nxisë mobilizimin politik ku së bashku me qytetarët, të kufizojë qeverisjen e dëmshme dhe ta rikthejë qeverisjen e zhvillimit, emancipimit, dinjitetit dhe integrimit”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img