Site icon PrishtinaPress

PDK merr pjesë në tryezën e sotme të organizuar nga Vetëvendosje

Sot nga ora 11:00 do të mbahet tryeza e radhës e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, me temën e vetme organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Shumica e partive kanë konfirmuar pjesëmarrjen, duke përfshirë edhe AAK-në e Nismën që janë në pushtet. Por të cilat kanë dalur kundër mbajtjes së zgjedhjeve.

Ishte Partia Demokratike e Kosovës e cila deri më tash nuk ka pasur ndonjë qëndrim zyrtar për pjesëmarrje në këtë tryezë.

Por lajmi.net nga burime brenda partisë merr vesh se në tryezën e sotme do të jetë edhe PDK-ja.

Për sot, Vetëvendosja nuk ka ftuar vetëm Listën Serbe e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovën.

Ndryshe, tryeza të illa kishin organizuar LDK-ja dhe PDK-ja.

Exit mobile version