4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

PDK me rezolutë për mbështetje urgjente financiare të Policisë së Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Rashit Qalaj ka paraqitur para deputetëve një rezolutë në mbështetje të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Qalaj gjatë fjalës së tij tha se sa më e re të jetë mosha e policëve të Kosovës aq më të përgatitur do të jenë në raste të ndryshme.

“Si është e mundur që këta polic t’i ndihmojnë komunitetit kur ata vet kanë nevojë për sigurime shëndetësore. Kam kërkuar nga Policia e Kosovës statistika të moshës së policëve, dhe janë: nga mosha 55-56 janë 1,166 policë, nga mosha 58-65 janë 1067 policë, nga mosha 60-65 janë 703 policë. Së bashku duhet të flasim me policët e Kosovës, me menaxhmentin dhe qeverinë dhe të konstatojmë se cilat janë nevojat e tyre. Është shumë e nevojshme që të kemi policë më të rinj në moshë. Sa më e re mosha në polici aq më të përgatitur do të jenë sikur rasti i sulmit terrorist në Basnjkë”, ka thënë Qalaj.

Ndërkaq, partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk janë të pranishëm në këtë seancë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img