Site icon PrishtinaPress

PDK me aksion simbolik para Qeverisë: 100 dështimet e 100 ditëshit të Qeverisë Kurti

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, në 100 ditët e ardhjes së Kurtit në pushtet.

Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu ka thënë se dështimet e kësaj qeverie janë të mëdha, transmeton Telegrafi.

“Sot në 100 ditëshin e Qeverisë Kurti, nuk ishte shumë e vështirë ta përpilojmë listën me 100 dështime sepse skandalet ishin të përditshme e të shumfishta. Jemi të sigurt edhe ju do ta bëni një listë tjetër me 100 dështime të kësaj qeverie. Kjo Qeveri do të mbahet mend me të drejtë si Qeveria më jetëshkurtë në historinë e re të Kosovës që rrezikoi më së gjati vendin tonë. Kjo qeveri e inicoi shkarkimin e saj në kohën më të rrezikshme për qytetarët, pikërisht në fillim të pandemisë”, deklaroi ajo.

Deputetja shoti më tej se Qeveria Kurti e rrëzoi vetën në fillim të pandemisë, dhe se nuk ka pasur guxim të merret me temat e ndejshme të vendit sikurse dialogu me Serbinë.

“Mbi të gjitha, Qeveria Kurti për 100 ditë rrezikoi miqësinë e shenjtë me SHBA-të dhe do të mbetet e fundit që kërcënoi këtë raport historik. Kryeministri Kurti është zyrtari i parë shtetëror që akuzoi rëndë SHBA-të për ndërhyrje në rrëzimin e qeverisë por që për një gjë të tillë nuk u pajtua ministri i jashtëm i tij, Glauk Konjuca”, tha ajo.

Zejnullahu në fund ka thënë se 100 ditëshi i kësaj qeverie duhet të quhet qeveria e 100 dështimeve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version