Partia Demokratike e Kosovës nesër do të mbaj mbledhjen e Këshillit Drejtues. Këtë për “Indeksonline”, e ka konfirmuar deputeti i këtij subjekti Bedri Hamza.
Në këtë mbledhje pritet që partia më e madhe opozitare në vend të zgjedh kryesinë e re të këtij subjekti.
Poashtu përveç përbërjes së kryesisë së re, pritet që të zgjidhen edhe nënkryetarët dhe sekretari i PDK-së.
Më 3 korrik, Memli Krasniqi ishte zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovë me shumicë votash të delegatëve pjesëmarrës në Konventën zgjedhore të partisë.
Kryetari akutal i PDK-së ka paralajmëruar risi në përbërjen e re të kryesisë së këtij subjekti.