Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku është folur për zhvillimet aktuale në vend.
Sipas një komunikate, PDK vlerëson se vendi ka nevojë për zgjedhje të reja sa më parë.
“Ndërkaq, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, duke parë stagnimin politik dhe ekonomik në vend, e posaçërisht dëmitimin e mirëqenies së qytetarëve, ka shprehur edhe një herë nevojën për zgjedhje të reja të parakohshme sa më parë.” – thuhet në komunikatë.
Tutje, sipas kësaj partie:
“PDK beson se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një Qeveri kredibile, të aftë, e cila përmirëson jetën e tyre dhe zhvillon shtetin – i cili ka më shumë se tri vite që është në stagnim të plotë”.
PDK ka përmendur që kjo parti, e ka nominuar zyrtarisht Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër dhe se ka nisur mobilizimin e strukturave partiake për zgjedhje të reja.