0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

PDK mbështet Qeverinë në çështjen e targave

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se çfarëdo veprimi të cilin e ndërmerr qeveria e Kosova në çështjen e targave e që respekton sovranitetin e vendit, e ka përkrahjen e kësaj partie.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri tutje shtoi se secili veprim i qeverisë së Kosovës në raport me atë të Serbisë, është i rëndësishëm që të koordinohet me ShBA-në.

“Secili veprim i qeverisë së Republikës së Kosovës që do të ndërmerret në raport me Republikën e Serbisë, padyshim që është shumë e rëndësishme që të koordinohet me ShBA-në, mirëpo më e rëndësishmja është që ky koordinim të rezultojë me respektimin e sovranitetin e Kosovës. Nuk mund të lejohet pafundësisht shfrytëzimi i targave të tilla dhe besoj që çfarëdo veprimi të cilin e ndërmerr qeveria e Kosovës e që respekton sovranitetin e vendit tonë edhe në atë pjesë të Kosovës, padyshim që do ta ketë përkrahjen e PDK-së”, tha Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img