Site icon PrishtinaPress

PDK, LDK, VV, AAK dhe Nisma janë takuar në Tiranë, ja çfarë kanë folur

Nënkryetarët e pesë partive kryesore në vend janë takuar gjatë fundjavës në Tiranë. Takimi është konfirmuar nga Naim Rashiti i Grupit Ballkanik për Politika, i cili ka thënë se takimi është i nënti me radhë që nga marsi i vitit të kaluar.

Formate të këtilla kishin nisur me qëllim të nxitjes së dialogut ndërpartiak në funksion të zhbllokimit të situatës politike për shkak që ndërlidhen me Asociacionin dhe Demarkacionin.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Rashitit.

Dialogu politik

Takimi i radhës në kuadër të dialogut politik është mbajtur ne Tiranë në nivel të nënkryetarëve dhe përfaqësuesve të lartë të subjekteve poltike parlamentare, PDK, LDK, VV, AAK dhe NISMA.

Ky është takimi i 9-të i këtij niveli nga marsi i viti 2016. Dialogu politik i filluar vitin e kaluar do të vazhdojë i pandërprerë dhe të gjtiha çështjet e rëndësishme do të jenë pjesë e diskutimeve midis subjekteve politike. Kësaj radhe ky takim ndodhi ne Tiranë e takimet tjera do të vazhdojnë të mbahen në Prishtinë, dhe jo vetëm.

Exit mobile version