Site icon PrishtinaPress

PDK: LDK po ka frikë ta krijojë ushtrinë, siç kishte frikë ta pranonte se UÇK-ja buronte nga populli

Partia Demokratike e Kosovës në Podujevë thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës po ka frikë të krijojë ushtrinë e Kosovës, siç kishte frikë ta pranonte se UÇK-ja buronte nga populli i Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës në Podujevë thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës po ka frikë të krijojë ushtrinë e Kosovës, siç kishte frikë ta pranonte se UÇK-ja buronte nga populli i Kosovës.

Përmes një reagimi për media veç tjerash PDK thotë se partia të Isa Mustafës ka harruar t’i zbardhë vrasjet e pasluftës. Sipas kësaj partie, kërkesa për zbardhjen e këtyre vrasjeve është bërë me qëllim të caktuar.

“Kërkesa për zbulimin e autoreve te vrasjeve te pasluftës, e cila gjithnjë është përdorur nga LDK-ja me qëllime te caktuara duke fajësuar subjekte dhe individ te ndryshëm për të cilët as hetuesia nuk e ka dhënë fjalën, por qe tash e disa vite prej kur është në bashkëqeverisje i ka harruar fare”, thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Podujevë.

Reagimi i plotë

LDK ka harruar t’i zbardh vrasjet e pasluftës dhe po ka frikë ta krijojë Ushtrinë e Kosovës, siç kishte frikë ta pranonte se UÇK- buronte nga populli i Kosovës

KUMTESË

Ne 27 vjetorin e themelimit te LDK-së në Podujevë nuk u lanë pa u përmendur disa gjëra te cilat jemi mësuar tash e sa vite që ky subjekt politik në Podujevë i ka përdor për marketing politik që nga paslufta.

Këtë herë dega e LDK-se në ketë përvjetor të themelimit te saj Podujevë, ashtu siç e kanë trashëguar nga e kaluara, se asgjë nuk mund të bëjmë vetëm, pa na thënë të tjerët. Veçuan pamundësinë e themelimit te ushtrisë, apo shndërrimit te FSK-së në forcë për ta mbrojtur sovranitetin e shtetit tonë, se gjoja nuk na lënë të tjerët, edhe pse bashkërenditja për krijimin e ushtrisë është duke u bërë me faktorin ndërkombëtar, NATO-n, SHBA-të dhe BE-në.

Po e vërteta është diku tjetër, se LDK do ta kishte dëshirën qe kjo ta jepte iniciativën e që nuk e dha, pikërisht duke pritur nga kotësia se te tjerët ua bëjnë ushtrinë, ashtu siç priti me vite se dikush tjetër do t’ua sjell pavarësinë dhe lirinë e Kosovës, por që kjo nuk ndodhi ashti siç e konceptuan.

Kërkesa për zbulimin e autoreve te vrasjeve te pasluftës, e cila gjithnjë është përdorur nga LDK-ja me qëllime te caktuara duke fajësuar subjekte dhe individ te ndryshëm për të cilët as hetuesia nuk e ka dhënë fjalën, por qe tash e disa vite prej kur është në bashkëqeverisje i ka harruar fare.

Dega e PDK-se në Podujevë e përsërit dhe do ta përsërisë vazhdimisht qe autoret e atyre vrasjeve qe kane ndodhur pas luftës te zbardhen dhe autoret pavarësisht kush janë te dalin para drejtësisë, sepse kështu do te ndërpritet manipulimi qe gjithmonë ka përdorur ky subjekt politik për te përvetësuar vota nga qytetaret. Por qe tani qytetaret e kane qartësuar mire synimin e këtij grupi interesgjish do t’ua tregojnë vendin aty ku ne realitet e kane pasur para shume vitesh.

Loja me ndjenjat e atyre qe u janë vrarë familjarët veç sa për te marr vota është jo e sinqerte dhe cinike, sepse këto vite kanë harruar fare qe t’i ngrisin këto çështje.

Exit mobile version