Shefi i Grupit Parlamentar të PDK, Abelard Tahiri, ka deklaruar se marrëveshjet ndërkombëtare nuk do t’i votojnë pa u caktuar një datë për zgjedhjet parlamentare.
Ai kur është pyetur se pse nuk po i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, ka deklaruar se kushti i vetëm i tyre është caktimi i datës së zgjedhjeve parlamentare.
Pozicioni është shumë i qartë vendi i jonë është ende në seksione nga BE-ja. E kemi ritheksuar me qindra herë i kemi votuar rreth 52 marrëveshje ndërkombëtare, janë rreth 860 milionë euro, këto janë borxhe për qytetarët, është rritur borxhin publik. Ne çka kërkojmë është që të i’a shkurtojmë jetën kësaj qeverie sa më parë, ne nuk do ti votojmë këto marrëveshje deri në ditët kur dakordohemi që e kemi daten për zgjedhjet e jashtëzakonshme”, deklaroi shefi i deputetëve të PDK-së në konferencë për media.
Ndryshe, javën e kaluar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij mbi mosmiratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e Kuvendit të Kosovës.
Në një prej seancave parlamentare, atë të 6 tetorit, u refuzua të votohen disa marrëveshje ndërkombëtare që qeveria thotë se ia sjellin Kosovës, përmes kredive të buta dhe granteve, plotë 360 milionë eurove.