Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar heroin, Ilir Konushevci në 26-vjetorin e rënies së tij.
Përmes një postimi në Facebook, kjo parti thotë se vrasja e Ilirit, bashkë me Hazir Malajn, ishte humbje e madhe për UÇK-në.
“Para 26 viteve u vra pabesisht njëri ndër veprimtarët më të dëvotshëm të lëvizjes për çlirim, pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Konushevci. Vrasja e Ilirit, bashkë me Hazir Malajn, ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sepse ishte në vrullin më të madh të kontributit për forcimin logjistik dhe organizativ të strukturave të saj. Qoftë i përjetshëm kujtimi për emrin dhe veprën e tij”, thuhet në postimin e PDK-së.