Site icon PrishtinaPress

PDK kërkon zgjedhje të reja: S’votojmë asgjë në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se nga sot nuk do të votojnë as në seanca plenare e as në komisione.

Pas mbledhjes së këshillit drejtues, ai tha se kanë marrë disa zotime për një sërë veprimesh.

“Ne nga sot kërkojmë që në një kohë sa më të shpejt të diskutohet për shpalljen e datës së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, qoftë përmes dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti, qoftë përmes shpërndarjes së kuvendit të Kosovës, sepse kjo shumicë parlamentare dhe zgjedhjet e kaluara nuk e kanë prodhuar këto institucione për të shkatërruar çdo raport të Kosovës me aleatët dhe partnerët perëndimorë. E dyta, ne nga sot nuk do të votojmë në asnjë forum të Kuvendit të Kosovës. As në komision e në as në seanca plenare, as ligje e as vendime, as rezoluta, as marrëveshje ndërkombëtare. Asgjë tjetër sepse situata në Kosovë nuk është normale dhe ne nuk mund ta simulojmë normalitetin”, ka thënë Krasniqi.

Exit mobile version